Edi Rama është përpjekur që, në fillim të procedurave tenderuese të mbahej e fshehur fakti se pas të tre inceneratoreve qindra milione eurosh, është emri i Klodian Zotos. Në çdo procedurë koncensioni, fillimisht përfshiheshin në lojë kompani të ndryshme që fitonin bonusin favorizues qeveritar për procedurat tenderuese, të cilat përfunduan tek i njëjti person, Klodian Zoto Qeveria e Edi Ramës ka bërë gjithçka ka mundur për të mbajtur sekret faktin që emri i Klodian Zotos gjendej pas kompanive anonime që fituan në seri kontratat koncensionare qindra milionë euro për përpunimin e mbetjeve në Elbasan, Fier dhe Tiranë.
Në çdo procedurë koncensioni, fillimisht përfshiheshin në lojë kompani të ndryshme që fitonin bonusin favorizues qeveritar për procedurat tenderuese, të cilat përfunduan tek i njëjti person, Klodian Zoto. Në gusht 2014, kompania ‘Albtek Energy’ dorëzon pranë Ministrisë së Mjedisit një ‘ofertë të pakërkuar’ për ndërtimin e inceneratorit në Elbasan. Kjo kërkesë i hapi rrugë nënshkrimit të kontratës koncensionare me këtë kompani, me vlerë rreth 21 milionë euro. Qeveria nuk e përmendi askund faktin se propozimi i pakërkuar i shoqërisë anonime të Stela Gugalljas, ishte hartuar nga shoqëria ‘Integrated Technology Service’ e Klodian Zotos.
E njëjta tentativë për fshehjen e emrit të Zotos përsëritet edhe në rastin e inceneratorit të Fierit. Qeveria, nën drejtimin e Edi Ramës, miratoi një bonus prej 10 përqind të pikëve për shoqërinë ‘Building Construction dhe Green Energy’, për propozimin e pakërkuar për ndërtimin e inceneratorit të Fierit, ku njëra prej ortakeve ishte një juriste e kompanisë së Klodian Zotos.
Por, në mënyrë të habitshme, kompania që kishte fituar bonusin, nuk merr pjesë në tender. Në garë merr pjesë vetëm ‘Integrated Technology’ e Klodian Zotos dhe ‘Energy 2’ srl e bashkëpunëtorit të tij, Ernesto Granelli, të cilët fitojnë kontratën koncensionare me vlerë rreth 30 milionë euro. Në vijim, në 7 Dhjetor 2016, qeveria, po me firmën e Edi Ramës, i jep bonus prej 8 përqind të pikëve kompanisë së regjistruar në zonën off-shore të Amsterdamit, ‘Integrated Energy BV’, për propozomin e pakërkuar për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës. Kabineti qeveritar, edhe në këtë rast, ka bërë gjithçka për të fshehur gjurmët e Klodian Zotos.
Dokumentet e mbajtur sekret tregojnë se propozimi i pakërkuar është dorëzuar pranë Ministrisë së Mjedisit në Qershor 2016 nga tre kompani; ‘Energy Recuperator spa’, ‘Paul Vurth’ dhe ‘Integrated Technology Service’, kjo e fundit në pronësi të Klodian Zotos.
Pak para se propozimi të merrej në shqyrtim nga qeveria, tre shoqëritë transferohen në Holandë dhe sjellin sërish projektin, tashmë nën emrin e kompanisë ‘Integrated Energy BV’, me aksionerë sekretë. këtë mënyrë, u arrit të mbulohej, të paktën në momentin e parë, shfaqja e emrit të Klodian Zoto tek inceneratori 120 milionë euro i Tiranës./SYRI TV