Lojërat e fatit/ Ahmetaj i përgjigjet Metës: E kanë këshilluar gabim, pse duhet rrëzuar dekreti

0
131
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, nga foltorja e Kuvendit i ka dërguar një mesazh Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, i cili ka kthyer në Kuvend ligjin për lojërat e fatit, propozuar nga qeveria.

Ahmetaj ka bërë të ditur se në dekretin e Presidentit ka një keqkuptim, pasi dikush e ka këshilluar gabim, ndërsa ka argumentuar se pse duhet rrëzuar dekreti i Presidentit për kthimin për rishqyrtim të ligjit “për tatimin mbi të ardhurat” për lojërat e fatit.

Pjesë nga fjala e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj

Dua të ndaj me qytetarët dhe aktorët ekonomikë të fushës dhe jo vetëm, por edhe forcat politike qëndrimin e qeverise për debatin për lojërat e fatit, por edhe vazhdimësisë së këtij sektori duke filluar nga 1 Janari. Presidenti ka kthyer me dekret ligjin e të ardhurave. Çfarë ka ndryshuar në ligjin e të ardhurave? Është ulur tatim fitimi nga 15 ne 5 përqind për shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor. Është një ligj në ndihme të bujqësisë. Në këtë ligji kemi ulur taksën për një gamë të gjerë biznesesh nga 8-14 milion xhiro nga 15 ne 5 përqind. Kemi rritur taksën e lotarisë kombëtare nga 10 përqind në 15 përqind.

Si ka mundësi që e ka rrëzuar Presidenti, mund të pyesë një qytetar, s’është kundër besoj se në dekretin e Presidentit ka një keqkuptim, dikush e ka këshilluar presidentin gabim, atë që bëjmë është shumë e thjeshtë, rrisim taksën e lotarisë kombëtare nga 10 përqind në 15 përqind. Mos harroni që lotaria kombëtare ishte e vetmja që taksohej 10 përqind, pra unifikuam taksimin. Në vitin 2005, taksimi për lojërat e fatit 20 përqind, në 2008 këta që mungojë ja lehtësuar barrën fiskale nga 20 në 10, ne ja rritëm barrën fiskale 15 përqind tatim fitimi dhe 5 përqind në favor të çështjeve të mira, pra 20 përqind. Debati mbyllet këtu. Për të tej dua të sjell disa shifra. S’kemi dhënë asnjë licencë të re. Deri në 2013 kanë qene 40 kompani që jepnin gati 37 mnl dollarë, plus apo minus. Sot janë vetëm 20 kompani që paguajnë në buxhet rreth 54 mln dollarë.

Mund ta shikoni kur lulëzuar, u shtuan në numër paguanin më paguanin dhe anasjelltas. Pra s’kemi dhënë asnjë licencë të re, përkundrazi s’kemi rinovuar asnjë nipt që fiket në territore të ndryshme të vendit. Në 1 janar kazinotë elektronike do larohen nga qendrat e banuara, do zbatohet ligji i vitit 2015. Do dalin jashtë zonave urabane, s’ka asnjë shans të shtyhet. I kërkoj kompanive të fillojnë përgatitjet. Do filloj kushti i distancës 100 metra larg nga njeri tjetra për lotot sportive.

Zjarr Tv Ad