Lojërat e fatit “kthehen” në Kuvend, Rama: Do jepnim mesazh të gabuar

0
48
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në seancën parlamentare është rikthyer dhe një herë çështja e lojrave të fatit, e cila mesa duket ka sjellë debate mes deputetëve. Duke marrë shkas dhe nga debatet e zhvilluara, numri një i qeverisë ka theksuar se ështrë positive që ka debate pasi bëjmë dhe opozitën e këtij parlamenti.

“Është pozitive që ne bëjmë debate dhe amendamente, bëjmë dhe opozitën e këtij parlamenti. Praktikisht gjithë dita e sotme ka qenë e frytshme, pasi ka qenë për përmirësime të draftit të buxhetit dhe paketën fiskale. Mesazhi i këtij buxheti dhe pakete është shumë pozitiv. pavarësisht se fokus në këtë seancë tek disa amendamente mund të krijojë ide pak më ndryshe. Dëshiroj të kujtoj se në Shqipëri akoma s’kemi asnjë hotel me 5 yje. Asnjë! Nëse duam të zhvillojmë turizmin dhe të jemi konkurrues në rajon, i kemi mundësitë”, tha Rama.

Kujtojmë se mbledhja e grupit parlamentar të PS u shoqërua me debate mes ministrit Ahmetaj dhe Braçes. Shkak i debatit u bë kërkesa e Braçes për mostatimin e pagave deri në 400 mijë lekë, gjë e cila u kundërshtua nga Ahmetaj dhe më pas u rrëzua edhe nga Kuvendi. Ndërkohë nga Kuvendi u pranua propozimi i Braçes për të mos votuar nenin 1 të paketës fiskale për tarifat doganore, c’ka solli për pasojë rrëzimin e pr/ligjit “Për një ndryshim në ligjin nr.9981, datë 8.9.2008, “Për miratimin e niveleve të tarifës doganore”, të ndryshuar.

Zjarr Tv Ad