Lojërat e fatit/ Policia kontrolle të befasishme, procedohen penalisht 4 shtetas

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Krujës ka ushtruar kontrolle të befasishme në kuadër të zbatimit të planit të masave për evidentimin e ushtrimit dhe zhvillimit të kundraligjshëm të lojërave të fatit.

Procedohen penalisht 4 shtetas, përfshirë pronarin e një subjekti, ku iu gjetën dhe sekuestruan sende të ushtrimit të lojërave të fatit.

Janë proceduar penalisht për veprat penale” “Organizimi i llotarive të palejuara” dhe” Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” shtetasit A.T, D.K, O.D, dhe E.Sh.(pronari i subjektit).

Kontrolle të tilla vijojnë çdo ditë nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës në të gjithë territorin e Qarkut.

Policia e Shtetit fton cilindo të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit ‘Komisariati Dixhital’, çdo veprimtari të tillë të kundraligjshme, duke ju garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

 

Zjarr Tv Ad