Shqipëria do të marrë pjesë në Lojërat e Solidaritetit Islamik Konya 2021. Komiteti Olimpik ka publikuar listën e sportistëve që do të marrin pjesë në “Lojërat e Solidaritetit Islamik”Konya 2021”. Që do të zhvillohen nga data 8-18 gusht në Turqi.
Atletikë:
Elisa Myrtollari
Ciklizëm:
Brikel Braci
Mikel Demiri
Karate:
Abdullah Backa
Mundje:
Zelimkhan Abakarov
Islam Dudaev
Not:
Daliv Elezi
Sofian Sarrag
Ping pong:
Kejdi Kalaja
Taekwondo:
Enisa Shabaj
Orseld Shkalla
Xhudo:
Erson Ramaj
Amanda Lika
Ndërkohë në kuadër të këtij aktiviteti presidenti i KOKSH-it, z. Fidel Ylli priti në një takim ambasadorin e republikës së Turqisë në Tiranë, z.Tayyar Kağan Atay.
Kreu i KOKSH-it, z. Ylli i parashtroi mikut arritjet e synimet e Komitetit Olimpik, si dhe e njohu me ekipin që do të marrë pjesë në Konya.
Ambasadori Atay tha se ai dhe stafi janë kurdoherë të gatshëm për asistencë, ndërsa uroi që skuadra kuqezi të marrë rezultate sa më të mira në Lojërat e Solidaritetit Islamik Konya 2021.