Lojërat Olimpike Dimërore, presidenti Ilir Meta i “dorëzon” flamurin kombëtar

0
269
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta i dorëzoi sot Flamurin Kombëtar delegacionit sportiv shqiptar që do përfaqësojë vendin tonë në Lojërat Olimpike Dimërore “Pyeongchang 2018”, të cilat do të zhvillohen në Korenë e Jugut nga data 9 deri më 25 shkurt.  Në fjalën e tij, Meta u shpreh: “Dua të shpreh kënaqësinë time që i dorëzova Flamurin Kombëtar delegacionit që do të na përfaqësojë në Lojërat Olimpike Dimërore dhe u uroj shumë suksese”“Mendoj se ne kemi nevojë për të ridimensionuar vetveten edhe në sport, edhe në turizëm, duke pasur në konsideratë se kemi mjaft male dhe dimri, në një pjesë të madhe të vendit, është mjaft interesant. Na duhet të promovojmë akoma më shumë sportet e tilla, sportet dimërore, sepse përveç të tjerave, janë edhe mjaft të shëndetshme për të rinjtë”,-tha Meta. Në këto lojëra, Shqipëria do ta përfaqësohet nga dy sportistë.

Zjarr Tv Ad