Lorenc Vangjeli bën deklaratën e papritur: Paratë janë si dashnoret, herët a vonë dalin në dritë/ Do zhvillohen ngjarje që do shkaktojnë tërmet…

0
69
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mbrëmjen e djeshme, Lorenc Vangjeli, teksa po fliste për biznesmenët që akuzohen si oligarkë, u shpreh se: Paratë nuk fshihen, paratë janë si dashnoret!

Përveç kësaj batute që shkaktoi ovacione, Vangjeli u shpreh se amerikanët kanë një listë me persona të tjerë që do i shpallin “non-grata”.

“Unë kam një lajm shumë të mirë për shqiptarët dhe një lajm shumë të keq për mëkatarët. Bota është bërë shumë e vogël dhe është bërë më e vështirë të fshihen paratë. 10 vite më parë Greqia u trondit nga lista e quajtur lista “Langard”. Kam përshtypjen se shumë shpejt do kemi një listë tjetër. Lista do të bëhet publik shumë shpejt dhe do të ketë personazhe të njohur në Shqipëri. Është paralajmëruar nga SHBA, disa personave non grata, që do të shkojnë në 14 veta të cilët në të gjithë botën janë 100. Një në 7 janë shqiptarë. Paratë nuk i çojnë në Lindje as në Rusi, i çojnë në Perëndim dhe çelësat e perëndimit i kanë SHBA.”, – u shpreh Vangjeli.

Zjarr Tv Ad