Lorenc Vangjeli: Përballë Berishës, Rama ngjan si gjimnazist i pafajshëm

0
130
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Lorenc Vangjeli deklaroi se edhe pse kryeministri Edi Rama është përballur me kriza të njëpasnjëshme dhe dështime në qeveri, ai ngjan i pafajshëm përballë kryedemokratit Sali Berisha.

Në emisionin “Barometri” në Euronews Albania, Vangjeli u shpreh se Ramës i lind e drejta të thotë se është zgjidhja e vetme në skenën politike shqiptare aktuale.

“Rama sot mund të thotë nuk zgjidhem, por jam zgjidhja e vetme. Është çështje raporti. Përballë zotit Berisha, ai ngjan si një gjimnazist i pafajshëm, sikur ka ardhur rishtar këtu. Është tjetër histori Meta, hyn në tjetër kategori”, theksoi ai.

Shqiptarët sot nuk pëlqejnë asnjë nga figurat politike në vendin tonë. Të pyetur nga Barometri në Euronews Albania, 56% e tyre kanë shprehur mendim negativ për kryeministrin Edi Rama, ndërsa 40.6% kanë qasje pozitive ndaj figurës së tij.

Qasja negative rritet më shumë kur flasim për opozitën, ku për kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha, 71.5% e shqiptarëve kanë mendim negativ. Ndërsa vetëm 26.2% e të targetuarve kanë mendim pozitiv.

Zjarr Tv Ad