Lorenc Vangjeli: Sa kohë nuk ka një luftë të mirëfilltë ndaj drogës, pasojat do të vazhdojnë

0
141
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...





Analisti Lorenc Vangjeli tha në emisionin “Të Paekspozuarit” se ngjarja si ajo që ndodhi mbrëmë në “Don Bosko” do të vijojnë. Sipas tij shkaku është trafiku i drogës dhe sa kohë nuk ka një luftë të mirëfilltë ndaj saj, pasojat do të vazhdojnë.

“Ajo që ndodhi dje te “Don Bosko” është vetëm pasoja, është hallka fundore e zinxhirit dhe rrethanat thonë se mund të ndodhë edhe gjetkë, nesër, pasnesër, sepse “minat” që janë mbjellë do të shpërthejnë. Vetëm shkaku nuk do të ndryshojë.

Nëse shikojmë në 10 vitet e fundit shkaqet e krimeve më të egra, janë krime të kryera me lehtësi të jashtëzakonshme për prishjen e pazareve të drogës dhe pjesa tjetër është gjakmarrja. Shkaku është droga dhe sa kohë nuk ka një luftë të mirëfilltë ndaj saj, pasojat do t’i shikojmë me personazhe të ndryshme, por me përfundime të njëjta.





Janë disa mijëra shqiptarë tashmë rezidentë në vendet e Amerikës Latine. Nga viti 2015 grupet që e nisën me 1 ton kanabis kaluan te kokaina, arritën të krijojnë lidhjet e duhura, kapacitetet financiare dhe përfunduan atje ku janë.

Ka një krim moral gjithë shoqëria shqiptare që konsideron si model suksesi të pasurit dhe vetëm të pasurit pa pyetur se si e ka mbushur llogarinë bankare apo më saktë dyshekun e tij. Modeli i të riut që nuk bën asnjë punë, ka fuoristradë të madhe, që e konsideron veten të suksesshëm ai dhe gjithë të tjerët. Natyrisht këta nuk jetojnë gjatë, se nuk ka bandit që bëhet gjysh, por deri kur të përfundojnë ata, sa gra si ajo banakierja e mjerë do të shkojnë si efekt kolateral”-tha Vangjeli.

Zjarr Tv Ad