Anëtarët e United Teachers Los Angeles votuan vitin e kaluar për të zhvilluar protesta nëse distrikti i shkollave dhe unioni nuk arrinin një marrëveshje për kërkesat. Pas muajve të negociatave mes dy palëve, nuk u arrit një marrveshje. Unioni ka 35.000 anëtarë.
Shkollat janë të hapura në Los Angeles Unified School District, ku janë 640.000 nxënës. Distrikti shkollor ka angazhuar qindra mësues zëvendësues për të punuar gjatë ditëve të protestave. Unioni e quan këtë akt të papërgjegjshëm dhe u ka bërë thirrje prindërve të mbajnë fëmijët në shtëpi ose tu bashkohen marshimit.
Distrikti i shkollave argumenton se kërkesat e mësuesve mund të çojnë në shkatërrim financiar. Sistemi shkollor prej një defici buxhetor prej 500 milionë dollarë këtë vit. Miliarda dollarë janë të nevojshme për pagesat dhe kujdesin shëndetësor për mësuesit në pension. Negociatat u pezulluan në dhjetor dhe filluan këtë muaj, por u bë pak progres në arritjen e një marrëveshje.