Lotaria amerikane, vjen lajmi i shumëpritur

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasada amerikane ka njoftuar datën se kur bëhen publike përgjigjet e Lotarisë Amerikane.

Të gjithë aplikantët do të mund të kontrollojnë nëse janë të përzgjedhur në datën 7 maj. Përzgjedhja është rastësore përmes një shorti kompjuterik, ndërsa nuk ka asnjë tarifë për tu paguar.

‘Duke filluar nga 7 maji 2019, për të parë nëse janë përzgjedhur, të regjistruarit e DV-2020 do të mund të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrim duke kontrolluar online Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve në faqen zyrtare të E-DV-së.

 

Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve do të informojë pjesëmarrësit e përzgjedhur se si të aplikojnë për vizën e Lotarisë për veten e tyre dhe anëtarët e familjes së tyre. Të përzgjedhurit do të mund të mësojnë datën e tyre të intervistës për vizë duke hyrë tek Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve’, thuhet në njoftimin e Ambasadës të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Faqja mbetet dvlottery.state.gov dhe i vetmi informacion i nevojshëm mbetet kodi personal.

 

Zjarr Tv Ad