LSI akuza qeverisë: Financon tendera sekretë por nuk ka para për qytetarët

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretari për Çështjet e Shëndetësisë në LSI, Besnik Jakaj në një konferencë për mediat i ka kërkuar qeverisë të lehtësojë procedurat për rimbursimin e barnave anti-covid. Sipas Jakaj qeveria është përgjegjëse që nuk ju ofroi ndihmë qytetarëve në kohë pandemie.

Më tej, Jakaj akuzoi qeverinë se financon tendera sekretë në shëndetësi, por qytetarëve ju shet barnat me kosto 10 -fish më të lartë.

“Qeveria vetëm 2 muaj më parë mori 700 milionë euro borxh për të mbuluar aferat e saj korruptive. Ndërsa para për ilaçet e qytetarëve të varfër në pandemi nuk ka? Dy muaj më parë qeveria mori 200 milionë euro borxh për të mbuluar korrupsionin e saj në OSHEE.

Ndërsa para për rimbursimin barnave të qytetarëve të varfër në pandemi nuk ka? Vetëm dy ditë më parë qeveria mori edhe 50 milionë euro borxh të tjera gjoja për energjinë. Ndërsa para për rimbursimin e ilaçeve të qytetarëve në pandemi nuk ka? Qeveria vazhdon paguan korrupsionin e inceneratorëve pronarët e të cilave janë shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Por para për shëndetin e jetën e qytetarëve tanë nuk ka? Qeveria ka para për të financuar tenderat sekret në shëndetësi me 10 fishin e çmimeve ndërkombetare. Por para për shendetin e qytetarëve të varfer nuk ka? Po të shikojmë në farmacitë tona ka me dhjetëra qytetarë  që në pa mundësi ekonomike për të marrë një terapi të plotë mjekimi kërkojnë përgjysmimin e saj vetëm për një ditë ose duke prerë blisterat e ilaçeve me gëshërë për të marrë një ose dy tableta aq sa para kanë”, u shpreh Besnik Jakaj.

Zjarr Tv Ad