LSI bashkon votat me PS, miratojnë buxhetin e bashkisë Durrës

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

LSI ka bashkuar votat me socialistët në Këshillin Bashkiak duke miratuar buxhetin e bashkisë së Durrësit për vitin 2019.  Ndërsa nuk ishin të pranishëm këshilltarët e PD.

Buxheti ka marrë 27 vota pro, duke siguruar kështu kuorumin e nevojshëm për miratimin e tij. Ndërkohë, të gjitha pikat e rendit të ditës u miratuan, me përjashtim të pikës 8 dhe 10 që u lanë për t’u diskutuar në mbledhjen e ardhshme.

Buxheti i vitit 2019 kap shifren e rreth 23 milionë eurove, me një rritje 5.7 përqind krahasuar me buxhetin e vitit 2018. Të pranishëm në këtë mbledhje mjaftë të rëndësishme, pasi bëhet fjalë për miratimin e buxhetit të vitit të ardhshëm, ishin të pranishëm vetëm 27 këshilltarë, nga 51 që ka në total Këshilli Bashkiak Durrës.

Buxheti për 2019 fokusohet në infrastrukturë dhe turizëm. Një numëri i madh shkollash, çerdhesh e kopshte janë parashikuar të rikonstruktohen përgjatë vitit 2019, si dhe disa segmente rrugore që nuk u prekën nga investimet përgjatë këtij viti që po lëmë pas.

Bashkia e Durrësit në buxhetin e ri ka parashikuar ndërtimin e një shëtitore gjigante përgjatë bregdetit tek “Shkëmbi i Kavajës”, investim që kap vlerën e afro 4.5 milion eurove. Ndërkohë, pjesa tjetër e parave të buxhetit të vitit të ardhshëm do të shkojnë për nevojat operative të bashkisë së Durrësit.

Zjarr Tv Ad