LSI ka reaguar sot për situatën e rëndë të shpërndarjes së drogave në vend në radhët e të rinjve dhe i ka bërë thirrje shoqërisë shqiptare t’i bashkohet nismës për “Të shpëtojmë shkollën dhe Shqipërinë nga droga”.
Deputetja Nora Malaj nga selia e Lsi tha: “Dita e sotme dhe ngjarjet e ditës së djeshme na treguan më së miri se fatkeqësisht tani shteti ka rënë. Krimi ka kapur vendin dhe opinioni publik, me zë e figurë, po kupton se dhuna, krimi, droga, vrasja, është kthyer në lajtmotivin e ditës dhe për fatkeqësinë e madhe kombëtare, shitja, shpërndarja dhe përdorimi i drogave nëpër shkolla e qytete jo vetëm dje, por edhe sot janë kthyer si problem kombëtar dhe një nga sfidat më të ëmdha që po përballet shoqëria jonë.
Jo më larg sesa sot dëgjuam lajmin e tmerrshëm të një gjysheje nga nipi i saj pikërisht që kishte për përdorimin dhe lekët e hashashit. Askush nga prindërit dhe qytetarët mësuesit dhe familjet shqiptare nuk mund të pajtohen me këtë gjendje inekzistnte të shtetit përballë ëktij realiteti.
Në vend të Grupit të deputetëve të LSI dhe të opozitës së bashkuar, thirrjen time dua t’ua adresoj shoqërisë shqiptare për ta ftuar të bëhen pjesë e nismës së planit për veprim si nëj aksion mbarëkomëbtar, të shpëtojmë shkollën dhe Shqipërinë nga droga.”