LSI hap dyert për të rinjtë, Kryemadhi: Ofrojmë investim për këdo që do të përfshihet në lista

0
115
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Lëvizja Socialiste për Integrim ka hapur dyert për të gjithë të rinjtë që duan të bëhen anëtarë të saj. Ky fakt është bërë i ditur nga kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi. Përmes një postimi në ‘Facebook’ Kryemadhi tha se ftohen të rinjtë që të japin kontributin e tyre për atë sistemi ku të gjithë janë të barabartë. Ajo theksoi se LSI jep 15 vite punë e përkushtim, ndërsa flet për një dekadë të re me ardhjen e 2020-ës.

“Nën dritën e dekadës së re, ne ofrojmë investim për këdo që ka dëshirën, vullnetin dhe aftësinë për t’u përfshirë në listat e partisë tonë, për të garuar dhe për të marrë pjesë në angazhim dhe në kontributin e tyre nga kandidatë për deputetë, kryetar bashkie, këshilltarë, anëtarë në komisionet politike pranë LSI, në forumet drejtuese, apo edhe të konkurrojnë për drejtues të degëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim në të gjithë Shqipërinë.”, thuhet në mesazhin e Kryemadhit.

DEKLARATA E KRYEMADHIT

LSI HAP DYERT PËR TË RINJTË
Dyert e LSI-së janë të hapura për të gjithë ato vajza dhe djem, të shkolluar kudo që janë dhe që duan të kontribuojnë për të ringritur sistemin demokratik, atë sistem vlerash dhe meritokracie që shqiptarët në 1991 aspiruan. Për atë sistem ku të gjithë të jenë të barabartë dhe shteti t’u shërbejë qytetarëve të tij njësoj, pavarësisht se kujt partie i përkasin, familje, feje apo race.
Në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim, në emër të Shqipërisë, në emër të dekadës së re, ne sot ofrojmë 15 vitet e punës dhe të përkushtimit të themeluesve të LSI, investimin e 5 brezave të të rinjve të LRI, që janë shpirti, energjia dhe e ardhmja e familjes tonë politike.
Nën dritën e dekadës së re, ne ofrojmë investim për këdo që ka dëshirën, vullnetin dhe aftësinë për t’u përfshirë në listat e partisë tonë, për të garuar dhe për të marrë pjesë në angazhim dhe në kontributin e tyre nga kandidatë për deputetë, kryetar bashkie, këshilltarë, anëtarë në komisionet politike pranë LSI, në forumet drejtuese, apo edhe të konkurrojnë për drejtues të degëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim në të gjithë Shqipërinë.

Zjarr Tv Ad