LSI: Kufizimi i lëvizjes pas orës 17:30 kapriço e Ramës, të hiqet urgjentisht!

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Lëvizja Socialiste për Integrim kërkon heqjen me urgjencë të ndalimit të lëvizjes pas orës 17:30.

Nënkryetari, Petrit Vasili, në një dalje për mediat tha se kufizimi i orës 17.30 është shtetrrethim politik.

Vasili: Ky kufizim nuk ka asnjë lidhje me pandeminë, është antishkencor dhe thjesht kapriço e Ramës.

Vasili theksoi se ky kufizim vetëm sa po dëmton ekonominë e vendit por edhe shëndetin e qytetarëve.

Vasili: Koha nuk pret, rrënimi politik nuk po ndalet dhe këto masa po e shtojnë këtë rrënim politik, sepse Edi Rama ka vetëm një qëllim, që pas meje thotë le të ndodhë qameti. Pra edhe nëse rrënohen mijëra njerëz, edhe nëse humbasin mijëva vende pune, megjithëse humbasin miliona dhe miliarda nga llogaritë e shtetit, Edi Rama dhe të tijt janë të shqetësuar vetëm që llogaritë e tyre të jenë në rregull. Shtetrrethimi i orës 17:30, shtetrrethimi politik duhe të largohet sa më parë duke filluar që nga dita e sotme. 

Çdo orë e mbajtur më tej është thjesht dhe vetëm një atentat ndaj demokracisë dhe të drejtave të njeriut, nuk është një ndihmë për të kufizuar pandeminë apo për ta parandaluar atë, por është e kundërta, ështa saktësisht e kundërta edhe nga pikëpamja shëndetësore.

Besoj se argumentat janë shumë të qarta dhe shteruese,e  kushdo që do të guxonte ti mbronte, qoftë ky pseudoprofesionist apo ndonjë tjetër, do të thotë që të vendosej ku ndër qytetarëve të vet dhe si i tillë do të meritonte edhe përçmimin, edhe përbuzjen e tyre.

Zjarr Tv Ad