Zyrtarja e LSI Elona Guri, ka reaguar pas deklaratës së deputetes Grida Duma, e cila në një intervistë ka sulmuar LSI duke thënë se ka mbijetuar nga partitë e tjera.
Guri me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se Grida duke e parandjerë rezultatin për zgjedhjet e 6 marsit, ka sulmuar LSI. Ndër të tjera ajo shkruan LSI ka elektoratin dhe kauzën e saj.
Postimi i plotë i Elona Gurit:
Sot, Grida në panik duke e parandjerë rezultatin e 6 Marsit sulmoi LSI-në duke zëvendësuar Gazin në rolin e tij të përditshëm. Grida, për t’i ardhur në ndihmë Lulit, aleatit më besnik të Ramës dhe Rilindjes, bëri një diversion të pamoralshëm për votuesit dhe anëtarët e PD-së duke përdorur si tabelë Lëvizjen Socialiste për Integrim!!
LSI ka elektoratin e saj, kauzat e saj, qëndrimet pa kompromis të cilat nuk i ka shkelur për asnjë pazar porti apo plehrash.
LSI ka busull në orientimin e saj, integrimin evropian të vendit.
LSI i ka kushtuar të gjithë vëmendjen e saj ndalimit të shpopullimit dhe ikjes së Rinisë nga Shqipëria.
LSI ka luftuar pa kompromis kundër aferave korruptive të qeverisë së Rilindjes.
LSI as nuk shitet, as nuk blihet.
Se kush shet e kush blen votat e qindra mijëra votuesve, sakrificat dhe përkushtimin e tyre dihet tashmë qartë, që është kupola që ka zaptuar PD-në me ndihmën e policisë edhe shtetit të Rilindjes. Tradhëtuat votuesit e Opozitës në 2017-ën. I ritradhëtuat në 2019-ën duke i nxjerrë në treg në vitin 2021. Tradhtia dhe tregtia me moralin dhe sakrificat e të tjerëve janë të vetmet karakteristika që iu bashkojnë. Takohemi më 7 Mars!