Ish-deputeti i LSI, Përparim Spahiu, shkruan në “Facebook” se “Shqipëria i ka të të gjitha mundësitë për një balancë pozitive tregtare të produkteve bujqësore dhe blegtorale por kjo është e pa mundur kur ky sektor jo vetëm nuk ndihmohet me politika të veçanta fiskale dhe subvencionimi por konukurohet keqas nga qumështi Serb, mishi nga Brazili e fruta nga Greqia”.
Sipas ish-deputetit, nëse veprohej shpejt, ky vit mund të ishte viti i një kthese të madhe për zhvillim e bujqësisë, ndërsa shton se me këtë qeveri nuk ka shpresë që kjo të ndodhë.
Mesazhi i Spahiut:
I pa shpresë që një qeveri si e jona, e lidhur direkt me importues të produkteve bujqësore e blegtorale, të bënte të njëjtën gjë që bën qeveria amerikane me subvencionet në bujqësi.
Absolutisht që Shqipëria i ka të gjitha mundësitë për një balancë pozitive tregtare të produkteve bujqësore dhe blegtorale por kjo është e pa mundur kur ky sektor jo vetëm nuk ndihmohet me politika të veçanta fiskale dhe subvencionimi por konukurohet keqas nga qumështi Serb, mishi nga Brazili e fruta nga Greqia.
Subvencionimi sot do të qe një veprim i zgjuar kur mjaft punëtorë sezonalë të bujqësisë që punojnë në Maqedoni, Greqi apo Itali të punonin tokën e tyre, me garanci të mëdha të shitjes së produkteve të tyre këtë vit.
Nëse veprohej shpejt ky vit mund të ishte viti i një kthese të madhe për zhvillim e këtij sektori.
A ka shpresë?
Absolutisht që jo me këtë qeveri…!!!