LSI ndryshon emrin në “Partia e Lirisë” / Dorëhiqet Monika Kryemadhi, Ilir Meta në krye të Komitetit Organizativ

0
57
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Lëvizja Socialiste për integrim ka ndryshuar emrin e tashmë pritet të quhet Partia e Lirisë.

Gjithashtu ish-presidenti Ilir Meta është zgjedhur kryetar i Komitetit Organizativ, ndërsa Monika Kryemadhi ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryetares.

Kjo forcë politike pritet tashmë të ndryshojë vulën dhe logon.

“Bazuar mbi këto ndryshime statutore, dhe në mënyrë të veçantë në reflektim të situatës shumë të rëndë që po përjeton vendi, e që na ngarkon me përgjegjësi shumë herë më të mëdha se deri më tani, kam privilegjin të paraqes Konventës, propozimin e një grupi anëtarësh të Konventës, për ndryshimin e emrit të partisë nga Lëvizja Socialiste për Integrim në Partia e Lirisë”, deklaroi Endrit Brahimllari.

“I propozoj gjithashtu Konventës Kombëtare, pas paraqitjes edhe të dorëheqjes të Kryetares së LSI, Monika Kryemadhi si dhe në kushtet ku të gjitha strukturat e tjera drejtuese janë me mandat të përfunduar, krijimin e Komitetit Organizator, me këto detyra:

Komiteti Organizator, ngarkohet nga Konventa Kombëtare, për drejtimin e partisë dhe përfaqësimit të saj në të gjitha nivelet.

Komiteti Organizator do të drejtojë veprimtarinë e partisë për përgatitjen e Konventës Kombëtare, që do të mbahet brenda dy muajve.

Drejtuesi i Komitetit Organizator të jetë zoti Ilir Meta dhe zëvendës Kryetar të jetë zoti Agim Nesho.

Këto ndryshime hyjnë në fuqi menjëherë”, u shpreh ai më tej.

Zjarr Tv Ad