LSI paralajmëron Bashën: Çdo pazar për Drejtësinë, ortakëri me qeverinë e Ramës

0
85
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, nëpërmjet një shënimi të gjatë ka shpalosur qëndrimin e partisë që përfaqëson në lidhje me zhvillimet e fundit në politikë dhe në parlament dhe veçanërisht, atë për ndërhyrjen në Reformën në Drejtësi. Ndryshimet kushtetuese të paralajmëruara për të shtyrë afatin e organeve të vettingut kërkojnë detyrimisht edhe votën e opozitës, por deri më sot kreu aktual i PD-së, Lulzim Basha, nuk është prononcuar qartë. Ka qenë Oerd Bylykbashi i cili ka paralajmëruar një pazar, Rama-Basha, në lidhje me ndryshimet për Reformën në Drejtësi.

Ndërkohë Vasili në shënimit e tij, pozicionohet hapur kundër këtij pazari duke e paralajmëruar edhe Lulzim Bashën, se nëse ndodh kjo, do të ishte një ortakëri e hapur me qeverisjen e Ramës.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

“Kapja e shtetit dhe degradimi i drejtësisë, ortakët e mëdhenj të korrupsionit dhe narkoshtetit! Kapja e shtetit dhe degradimi i drejtësisë, ortakët e mëdhenj të korrupsionit dhe narkoshtetit!. Një pushtet i paaftë dhe i paskrupullt në shitjen e çdo interesi publik, përfshirë dhe kufijte e vendit, ka sjellë një rrënim ekonomik, social dhe politik, që çon drejt një k*orrupsioni të pandalshëm që shton varferinë dhe mjerimin, që largon mijra shqiptarë nga vendi. “World Justice Project” tregon qartë se Shqipëria ka një renditje shumë negative në treguesin e k*orrupsionit, ku është në vendin e 105 duke u përkeqësuar në raport me vitet e mëparshme, kur ishte në vend të 93 dhe më pas 103, Shqipëria perceptohet që ka korrupsionin më të lartë në Europë dhe rajon. Shqipëria ka bërë një përkeqësim të dukshëm edhe në treguesin e kufizimit në fuqinë e qeverisë, ku renditet në vendin e 109, nga pozicioni i 79 në raportin e 2018-2019, duke u pozicionuar krah shteteve si Afganistani, Mozambiku, Uganda, Kazakistani etj. Sipas Bankës Botërore dhe BERZH, Shqipëria është e dyta në botë për nivelin e k*orrupsionit, pas Zambias. Çmontimi i kapjes së shtetit është kryeçështje, çdo proritet i sajuar artificial vetëm legjitimon kapjen!

Kapja e shtetit ku është rrëmbyer nga rilindja drejtesia e barazia para ligjit, ku janë rrëmbyer zgjedhjet e lira dhe ku është futur në kthetra nga rilindja edhe ekonomia, jane tre këmbët rilindas të Shqipërisë. Perballja me Kapjen e Shtetit eshte guri i proves dhe vija e ndarjes për një opozitë të vërtetë, që përballet deri në fund dhe nuk tërhiqet në betejën për çmontimin e kapjes rilindase, që ka shitur interesat kombëtare dhe ato individuale të çdo qytetari. Asnjë pseudoprioritet nuk e përligj dot anashkalimin e kësaj beteje, fitorja e së cilës do të thotë mbrojtje e sovranitetit të Shqipërise të rrezikuar si kurrë më parë, në 100 vjetët e fundit. Kapja e Drejtesisë nga rilindja dhe kolapsi total i sistemit të drejtesise, që kanë siguruar pandëshkueshmërinë totale të rilindjes janë Fakte. Kapja e drejtësisë nga rilindja dhe pandëshkueshmëria e saj janë Fakt real dhe i padiskutueshëm, e ku çështjet e Teatrit, Inceneratorët, Afera e Portit të Durrësit dhe çështja Beçheti, ku drejtësia e kapur nuk vepron, janë prova tronditëse të rrembimit të Drejtësisë nga rilindja.

Reformën e kapur në Drejtësi nuk e shpëtojne pazaret, por hetimi deri në fund dhe nxjerrja e ndëshkimi i përgjegjësve të kapjes së saj. Çdo pazar me Reformën në Drejtësi vetëm legjitimon kapjen përfundimtare të saj dhe asgjësimin e shtetit të së drejtës. Çdo pazar me reformën në Drejtësi është ortakëri, shteteror të Ramës dhe rilindjes. Kapja e shtetit nga Rama dhe rilindja, do të thotë shkatërrimi i demokracisë, që siguron balancën dhe kontrollin dhe i çdo vlere tjetër që do ti bënte shqiptarët të ndiheshin mirë në atdheun e tyre. Çdo luftë opozitare fillon nga këtu! Pa luftuar me çdo kusht dhe sakrificë kapjen, çdo hap i mëtejshëm është varrosje e çdo mundësie për një demokraci të vërtetë dhe funksionimit të parlamentarizmit, për barazi përpara drejtësisë, për treg të lirë dhe konkurence të ndershme në Shqipëri.

 

 

Zjarr Tv Ad