LSI: Reforma zgjedhore test për politikën, për të garantuar suksesin e reformës në drejtësi

0
571
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Luan Rama, nënkryetari i LSI i ka bërë thirrje sot PS-së dhe PD-së që të angazhohen për të bërë reformën zgjedhore. Deklarata vjen në fakt vetëm pak ditë pasi PD-ja deklaroi se koalicioni qeverisës PS-LSI po e dështon qëllimisht reformën zgjedhore, pasi PD-ja e ka dorëzuar draftin që në maj, rreth 6 muaj më parë.

“Jam sot në këtë konferencë shtypi për të risjellë në vëmendjen e opinionit publik faktin që në seancën e ditës së enjte, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, mori një vendim për të zgjatur edhe me dy muaj kohën e punës së komisionit të posaçëm parlamentar që në fakt do të duhet të merret sërish me reformën zgjedhore. Reforma zgjedhore është një çështje e rëndësishme, është një prioritet i rëndësishëm, është padyshim përgjegjësi dhe detyrim i madh i të gjithë klasës politike në vend, në mënyrë të veçantë do të thoja i forcave politike që përfaqësohen në Kuvend dhe që kanë përgjegjësinë që ta realizojnë reformën zgjedhore”, u shpreh Luan Rama.

Më tej në deklaratën e tij Luan Rama e cilëson Reformën Zgjedhore si testin e radhës për politikën, ndërsa kërkon që ajo të miratohet me konsensusin e të gjitha palëve.

“Ky është testi i radhës. Ky është testi i radhës për angazhimin real, për vullnetin real dhe për kontributin real të faktorëve politik për të bërë të mundur që të dëshmojnë se atë çfarë kanë thënë për reformën zgjedhore nuk e kanë patur dhe nuk e kanë demagogji, por të dëshmojnë që e kanë angazhim real dhe përgjegjësi reale që duhet përmbushur”, u shpreh Rama.

Ndërsa në fund në emër të LSI-së ai ka ftuar edhe një herë forcat politike që përfaqësohen në Kuvend, që të shprehin jo thjeshtë vullnetin, por të demonstrojnë angazhimin tyre real për të bërë të mundur realizimin e reformës zgjedhore.

“Ftoj forcat politike që përfaqësohen në Kuvend, në mënyrë të veçantë PS dhe PD që të shprehin jo thjeshtë vullnetin, por të demonstrojnë angazhimin tyre real për të bërë të mundur realizimin e reformës zgjedhore dhe reflektimin aq sa ç’është e mundur tashmë në këtë limit të kufizuar kohe, të rekomandimeve të OSBE-ODIHR. LSI ka qenë e gatshme, është e gatshme, dhe do të jetë e gatshme të bashkëpunojë dhe të ofrojë edhe në këtë rast, siç bëri në reformën në drejtësi, kontributin e vet për të bërë të mundur mbërritjen e konsensusit të nevojshëm”, deklaroi Rama.

Zjarr Tv Ad