LSI: Të ndalohet prefekti i Beratit, të nisë hetimi ndaj ministres së Financave

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

LSI-ja i ka kërkuar Prokurorisë së Beratit, të bëjë ndalimin e menjëhershëm të prefektit të Beratit, Harilla Safa, pasi ky i fundit i ka dhënë Ok, vendimeve të paligjshme të Këshillit të Bashkisë.

Ish-deputetja Sillva Caka dha një deklaratë për shtyp sot, në të cilën tha se po bëhen veprime, presione dhe shantazhe, po terrorizohen banorët e Skraparit për të arritur “objektivin e parealizueshëm ëpr të fituar bashkinë e Skraparit.”

“I kërkojmë Prokurorisë së Beratit, – tha Ceka, –  ndalimin e menjëhershëm të Prefektit të qarkut të Beratit, zoti Harilla Dafa, ndaj të cilit është bërë kallëzim penal për konfirmimin e vendimit të miratimit të Buxhetit të bashkisë, kur rezulton se këto vendime të marra nga Këshilli i bashkisë janë të paligjshme, të falsifikuara dhe mbi të gjitha të pashoqëruara me pasqyrat financiare , tabelat dhe treguesit ekonomikë, vendime të cilat do duhet të ishin pasqyruar në mënyrë që ta bënin këtë buxhet teknikisht dhe praktikisht të zbatueshëm.”

Zjarr Tv Ad