Në seancën e sotme në Kuvend me 74 vota pro u miratua akti normativ për ndryshimin e Buxhetit. Për nënkryetarin e LSI-së, Petrit Vasili, sot kryeministri Edi Rama dhe Rilindja u grabitën shqiptarëve 200 milion euro për OSHE.
Po ashtu akuzë ka edhe për SPAK, për të cilin thotë se ka vënë perde para syve. ”Faktet ulërijnë, por SPAK ka vënë perde përpara syve dhe nuk ka vënë askënd përpara përgjegjësise për këtë mega vjedhje. Çfarë dreq drejtësi e kapur dhe e shitur është kjo që i kundërvihet hapur popullit të vet për të mbrojtur korrupsionin e qeverisë”.
Postimi i plotë
OSHE badërdis paratë dhe me to blen edhe vota dhe duhet të hyjnë gjithë shqiptarët në borxh për këta. Ujësjellsat i kanë 200 milion dollarë energji elektrike, që OSHE nuk ja merr, ndërsa njerëzit e thjeshtë i futën në burg për 30 mijë lekë të vjetra energji të papaguar.
600 milion euro gjoja investime ka përpirē OSHE dhe sot është në gropë financiare. 50 milionë dollarë në vit harxhon aktualisht OSHE, vetëm për rroga dhe e ka rritur 20 milion dollare fondin e pagave brenda një vit nga 30 milion në vitin 2017 në 50 milion në vitin 2018.
OSHE ka shitur energji sivjet si në asnjë vit tjetër dhe kërkon (grabit) edhe 200 milion euro të tjera.
Drejtësia e re e turpit nuk lëviz gishtin. Faktet ulërijnë, por SPAK ka vënë perde përpara syve dhe nuk ka vënë askënd përpara përgjegjësise për këtë mega vjedhje.
Çfarë dreq drejtësi e kapur dhe e shitur është kjo që i kundërvihet hapur popullit të vet për të mbrojtur korrupsionin e qeverisë. Sot u votua nga Rama dhe rilindja një tjetër hajdutëri e madhe kundër popullit.
Vota ime sot ishte kundër, por është shumë pak sepse duhet që të gjithë votat e shqiptarëve që u vodhën sonte të jenë kundër.