LSI, Vasili:Hapni sytë, kujdes nga kryeministri mashtrues

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili përmes një deklarate për mediat tha se shqiptarët duhet të hapin sytë dhe të ruhen prej kryeministrit të vendit Edi Rama.

Duke cituar dhe publikuar investigimin e “Zërit të Amerikës, për rekrutimin e punonjësve në burgjet shqiptare dhe implikimin e ish-drejtorit Arben Çuko, Vasili u shpreh se kjo ishte qartësisht një farës, që pohon se punësimi bëhet përmes militantëve dhe jo sipas konkursit dhe aftësive.

Mes tjerash, kreu i grupit të LSI-së dënoi ashpër deklaratën e shefit të qeverisë, i cili përmes një posti në rrjetin social e quajti “Kazan” edhe Zërin e Amerikës.

Deklarata e Vasilit

“Të nderuar qytetarë jemi sërish në këtë komunikim së bashku për të rimarrë edhe njëherë me gjithë forcën e duhur krye skandalin e madh të punësimeve në Shqipëri, të mënyrës se si punësohen shqiptarët dhe për rrënimin politik frikshëm që qeverisja e Edi Ramës i ka bërë këtij procesi dhe ndërkohë se me çfarë hipokrizie ajo e ka dendur opinionin publik, pafundësisht në çfarë niveli mashtrimi të pacipë.

Megjithatë do t’ju kërkoj që për shumë pak sekonda t’ju ri sjellë në vëmendjen tuaj se çfarë deklaronte në një guxim të pacipë Edi Rama pak kohë më parë. Ju lutem të ndiqni për pak sekonda videon me deklarimet e kryeministrit.

Është pra të nderuar qytetarë shumë e qartë që gjithçka që dëgjoni nga ky kryeministër është thjesht një mashtrim dhe një demagogji, pa deklaratat e tij për zhdukjen e listave politike, për asgjësimin e punësimeve politike dhe qartazi në kronikën e Zërit të Amerikës, në investigimin e kryer doli qartë që deputetë tërë, lista të tëra me qindra militantë deri më mijëra, për shkak se 1350 që kishin konkurruar edhe ata ishin me listë partie, e zeza në të bardhë, e përgjuar jo nga askush tjetër, por nga Prokuroria e Krimeve të Rënda nxjerr sheshit qartë, gjithë mënyrën metodikën, formën kriminale, të punësimit në Shqipëri, pra do të thotë kthehemi në një situatë nga më të shëmtuarat ku punësimet i ka partia dhe ky korifeu i madh i qeverisë, ky demagogu që e patë në një deklaratë tërësisht histerike të mbushura me pasion për të ngopur psikikën e njerëzve me mashtrime, përbetohej për lista politike. Tashmë nuk ka asnjë shqiptar të vetëm i cili nuk e ka të qartë si drita e diellit, që gjithçka që ky bën, e patë që mijëra njerëz janë me lista partie, punësimet i qeveris ky nga zyra e tij, ky i bllokon 250 emërime. Se ç’ punë ka ky kryeministër të bllokojë 250 emërime, se çfarë do ky me policinë e burgjeve, çfarë do drejtoresha e tij e kabinetit, asnjë lloj sebepi, asnjë lloj justifikimi nuk është i pranueshëm.

Nëse ka konkurs, konkurrojnë të gjithë, është i hapur për të gjithë dhe secili merr sipas meritës, këtë kërkojnë shqiptarët, ky i ka predikuar të tëra, e morët vesh se cili ishte predikimi, predikimi ishte një zero, një turp, një mashtrim i padëgjuar, deklaratat e tij dhe ato çfarë patë në Zërin e Amerikës janë fare të qarta dhe nuk lënë më vend për diskutim. Ka vetëm një pikë të paqartë, çfarë bënë Prokuroria që edhe këta deputetë të tjerë. Ka të përzier aty edhe njerëz që flasin emër në drejtësinë shqiptare, që i tregojnë edhe vendin opozitës se ku e ka, që s’kanë edhe turp që i shesin moral opozitës. Këta po, për këta ka një punë shumë të madhe të pambaruar, në mes për shkak se është një Prokurori e kapur. Sepse po të ishte një Prokuroi korrekte sot duhet të kishte filluar hetimi penal edhe për deputetët, edhe për drejtoreshën e kabinetit edhe për të tërë me radhë. Po ky është ai votimi me 69 vota që ndodhi për Prokuroren e Përgjithshme në mënyrë që të mbyllin sytë përpara këtij turpi, i cili ka prekur çdo shqiptar dhe çdo të ri shqiptar, të cilit i vritet ëndrra sepse ndërkohë që dëgjon punësimet e ekselencës merr vesh sesi janë listat e partisë dhe sesi duhet të rekrutohesh nga partia që të kesh mundësi të marrësh bukën e gojës. Ky kryeministër i pacipë për turpin e Shqipërisë të pluralizmit shqiptar quajti dhe zërin e Amerikës një dritare nga e cila shqiptarët kanë parë shpresën, ku kanë ndjerë fuqinë e pluralizmit, ku kanë pasur gjithmonë një nga kriteret e tyre të së vërtetës, guxoi ta quante dhe kazan. As zëri i Amerikës nuk është kazan, as media e lirë që denoncon të vërtetën nuk është kazan. Ne kemi vetëm një batak, pra kemi batak që quhet Edi Rama dhe qeveria e tij. Dhe ky bataku ato deklaronte që patë ju me video te cilat ne do iu rinxjerrim qytetarëve të nderuar vazhdimisht e vazhdimisht që ti fiksoni dhe mos ti harroni kurrë dhe realitetet janë të tjera. Edhe njëherë tjetër të nderuar qytetarë u përsëris me shumë dashamirësi thirrjen hapni sytë përpara këtij mashtruesi. Faleminderit të gjithëve”, tha ai.

Zjarr Tv Ad