LSI, Xhixho: Incineratori i Fierit dhe i Tiranës duhet të sekuestrohen

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja e LSI-së Erisa Xhixho, është shprehur se duhet të sekuestrohen edhe incineratori i Fierit dhe i Tiranës, pasi qytetarët po paguajnë lekë për diçka që nuk funksionon.

Erisa Xhixho: Janë harxhuar 100 milionë euro dhe ne nuk kemi asnjë incinerator që të funksionojë, janë shtyrë 4 herë afatet, ndërkohë që duhej të bëhej brenda 20 muajsh. Nëse sot është nën sekuestro incineratori i Elbasanit, pse nuk vihet nën sekuestro dhe incinerator i Fierit dhe i Tiranës, sepse qytetarët shqiptarë vazhdojnë paguajnë kur vet pronarët e këtyre objekteve janë në kërkim sot. Pse ne duhet të paguajmë akoma më shumë për këto objekte, për këto impiante.

Pse duhet të japim lekë për këto incineratorë që nuk funksionojnë. Duhet veprimi sa më i shpejt i SPAK, në mënyrë që jo vetëm përgjegjësitë të shkojnë përpara drejtësisë, por që edhe ne mos të vazhdojmë të paguajmë nga të ardhurat dhe buxheti jonë për një shërbim që nuk i ofrohet këtij komisioni.

Zjarr Tv Ad