Luan Baçi: Kuvendi i 11 dhjetorit historik, të vendosë vota e demokratëve!

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i PD-së Luan Baçi, i ftuar në SYRI TV, foli për situatën në Partinë Demokratike.

Baçi thekson se Kuvendi i datës 11 dhjetor është historik, duke shtuar se ajo që duhet të vendosë është vota e demokratëve.

E ndoqa me vëmendje mbledhjen e kryetarëve të degëve të PD-së. Basha ka qenë kundër Kuvendit.

PD duhet të ketë datë Kuvendi të përbashkët dhe delegatët të flasin secili mendimin e vet. Në fund, të vendosë vota e demokratëve.

PD duhet që të mos shkojë drejt shkatërrimit. Të dëgjohen delegatët me kujdes dhe në fund të debatit, të merret vendimi. Unë kam qenë që pas 25 prillit, duhej një analizë e saktë.

Duhet thënë se edhe zgjedhja e kryetarit të PD u bë shumë shpejt. Edhe emërimet politike në strukturat më të larta të PD-së janë emërime, sepse aty ka njerëz që nuk kanë kontributin e duhur në Partinë Demokratike.

Kuvendin nuk e mblodhi Berisha, por vota e demokratëve. Duhet thënë se Kuvendi i 11 dhjetorit është historik dhe është për të ardhur keq sesi është quajtur.

Demokratët e vërtetë janë duke e mbledhur këtë Kuvend, ata persona që kanë luftuar për PD-në, që kanë qenë të arrestuar për protesta të paligjshme. Janë ata demokratë të ndershëm, që duan të mirën e PD-së.

Delegatët mund të verifikohen me emër e mbiemër, e nëse vijnë më shumë se 3 000 delegatë me date 11, Kuvendi i datës 18 dhjetor nuk mund të ndodhë. PD është anëtarësia dhe struktura e jo vula’, deklaroi Baçi.

Zjarr Tv Ad