Kreu i Partisë Demokratike për Qarkun e Fierit Luan Bacci ka mbledhur me urgjencë ditën e sotme demokratët pasi po qarkullon lajmi se ai është shkarkuar nga detyra.
Përpara demokratëve të Fierit, Luan Bacci u shpreh se nuk ka njoftim zyrtar për pezullimin e tij, duke shtuar se mbrëmë ka pasur një takim me Lulzim Bashën, i cili i ka kërkuar propozime për emrin e pasardhësit të tij.
Baci: kisha nje takim mbreme ne oren 19:00, 10 minuta me kryetarin basha ku me eshte thene te jap propozime per degen e fierit dhe me eshte kerkuar dakordsia. Nuk e kam dhene dakordsin per te dhene emra dhe pse duheher bere ne keto momente kur zhvillimet ne pd jane te paimagjinueshme dhe behet kjo gje nga zoti basha.
Kontestoj menyren se si procedohet. Nuk ka asnje vendim zyrtar qe te kete ardhur per pezullimin tim.
Jam i mendimit qe duhet te qarkullojne drejtuesit por te behet ne menyren e duhur.
Qellimi eshte qe PD te jete e bashkuar. Qendrimi si dege ka qene ekselent dhe ne bllok.
Kemi arritur rezultate shume te mira ne krahasim me mundesite. E rendesishme eshte te jemi bashke. Pjesemarrja ne foltoren e berishes ka qene me mbeshtetjen e te gjithe demokrateve.
Nuk behet fjale per emra te pervetshem por per partine demokratike. Jam ne dispozicion te pd pa bere tifozllik per asnje. Levizja qe behet brenda pd eshte levizje per te miren e partise. Pd duhet te tundet nga themeli.
Pergjegjesia fillon nga kryetari i deges dhe lart. Humbja eshte humbje, pavasissht rezultatit.
Pergjegjesia kryesore eshte e kryetarit te pdsh, ai ishte kandidat per kryeminister .
Kane munguar rregulla dhe statuti nuk eshte zbatuar.
Sot kemi nje situste ku lideri historik berisha eshte ne takime me shume mbeshtetes. Zoti basha eshte ne pozicion tjeter dhe nuk dim se si te sillemi