Luan Baçi: Nuk besoj tek marrëveshja me mazhorancën, nevojitet imponimi

0
64
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar një takim me qytetarë dhe ekspertë në Fier për reformën territoriale. Berisha theksoi fillimisht se jemi në një situatë emergjence që na dikton një veprimtari shumëplanëshe.

I ftuar në ‘Kafe Shqeto’ në Syri tv për të folur më shumë në lidhje me këtë takim por jo vetëm ishte Luan Baçi, deputet i Partisë Demokratike.

 “Partia demokratike ka qenë gjithmonë sfidat dhe ne e treguam më së miri këtë me atë që e quajtëm Foltore. Ishte në fillim të këtij procesi zgjedho , e kreu misionin e vet dhe tashm janë strukturat dhe kryetari ai që vazhdon takimet në shumë qarqe.

Takimi i djeshëm në Fier ishte për reformën administrative territoriale, një takim shumë i rëndësishëm ky, një interesim i madh qytetar, për arsye se tashmë  e dimë se pushteti lokal duhet të jetë afër qytetarëve.  Është ky lloj pushteti që qytetarët e kanë të prekshëm. Nisur nga reforma territoriale, e bërë vetëm nga mozhoranca duke krijuar bashki ku të kishte akses fitorja e Ps-së” u shpreh ai.

Baçi tregoi gjithashtu se nuk ka asnjë reflektim nga mazhoranca dhe se marrëveshjen me të e shikon të pamundur dhe se kjo e fundit mund të arrihet vetëm me imponim në këtë rast: Nuk ka reflektim as publikisht dhe as privatisht , më vjen keq që duhet ta them, sidomos me mua që janë kontaktet zero që pas datës 9 shtator.

Po të egzistonte paska dëshira e mazhorancës që të bënte nje reformë të mirë, por unë dyshoj tek një bashkëpunim, mes nesh dhe tyre. Nuk mund të kërkohet marrëveshja me to por duhet të imponohet. Duhet ta detyrojmë të ulet dhe të bashkëpunojë.”

Zjarr Tv Ad