Pas deklaratve të Kryeministrit, Luan Rama, i përgjigjet se Kryeministri, nuk mund ta fshehë dot me kronika të montuara, realitetin e dhimbshëm ku jetojnë shqiptarët.
Ndër të tjera, Luan Rama është shprehur se; Edi Rama, nuk ka probleme me LSI-në, por me Shqipërinë, ndaj në 25 prill shqiptarët, do të lajnë hesapet me Kryeministrin.
“Duke u marrë me LSI, me anëtarët, me simpatizantët, me votuesit e shumtë, Edi Rama nuk mund të fshehë realitetin e dhimbshëm dhe dështimin e tij në qeverisje. Ky realitet, e vërteta e dhimbshme, nuk mund të fshihen.
Edi Ramës nuk ia ka fajin LSI-ja. Ia ka fajin babëzia. Ia ka fajin ligësia, ligësia e shprehur edhe përmes gjuhës së tij të urrejtjes. Edi Rama nuk ka probleme me LSI-në, ka probleme me demokracinë, me integrimin europian të Shqipërisë. E ka marrë peng dhe e ka sabotuar.
Ai ka probleme me Shqipërinë, ndaj Shqipëria pret 25 prillin për të larë hesapet me Edi Ramën”, – kështu u shpreh Luan Rama.