Në prezantimin e platformës së PD për çlirimin e zgjedhjeve ishte I pranishëm dhe nën-kryetari i LSI Luan Rama.
Deputeti opozitar tha se “është e pafalshme që 27 vjet pas zgjedhjeve të para pluraliste, ne jemi i vetmi vend në Europë me zgjedhje të kriminalizuara të cilat sjellin një pushtet kriminal.
Gjithashtu Rama nuk la pa përmendur dhe rastin e Rexhep Rrajës, djali i deputetit Rrahman Rraja i akuzuar për dhunë ndaj Xhisiela Malokut, kur tha se “Basha do ta shohë në zgjedhje”.
“Krimineli Rexhep Rraja nuk foli thjesht në emër të vet, por si zëdhënës që e ka mbështetur për ta sjellë në pushtet. Dhe kjo mazhorancë e mban atë si aset të vetin kriminal.
Kreu I Rilindjes në përpjekje për të mbrojtur një krim, bëri një krim tjetër duke kanosur oficerin e policisë.
Mbi cfare baze e atributesh flet kryeministri kur thotë që do t’I turret oficerit denoncues këmba këmbës.
I njëjti kryeministër u thotë policëve të heqin kapelet e të mbledhin vota për PS.
“Nga këtu fillon, pa çlirimin e zgjedhjeve, nuk kanë vlerë reformat e tjera, sepse për shkak të kriminalizimit të procesit të zgjedhjeve, fenomeni criminal është shpërdarë në të gjithë skemën e funksionimit shtetëror. Komisioni i ngritur për platformën që po diskutojmë sot, janë kërkesat tona për të garantuar zgjedhje të lira e demokratike. Vota e çdo shqiptari do të marrë vlerën e duhur.
Opozita dhe qytetarët janë në një anë, kurse qeverisja dhe krimi janë në anën tjetër.
Këtu është fokusuar edhe strategjia jonë e reformës zgjedhore: Çlirimi I zgjedhjeve në Shqipëri nga krimi.
Futja e parave të pista dhe kriminalizimi I kandidaturave është skaneri real në Shqipëri sot.
Po kështu është kapja e strukturave të zbatimit të ligjit në një anë dhe më pas e gjykatave në krah tjetër”-tha Luan Rama