Luana Vjollca në pritje të ëmbël?

0
128
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Luana Vjolllca është një ndër moderatoret më të spikatura dhe më me zë në ekranet shqiptare. Përveç profesionalizmit të saj dhe arritjeve me emisionet televizive, Luana komentohet gjerë e gjatë dhe për pamjet dhe format bomabstike që ajo ka.

Gjithmonë jemi mësuar ta shohim në super formë, por si të gjithë ne dhe ajo ka ato momentet kur nuk thotë dot “stop” për të ngrënë.

Së fundmi, Luana ka postuar një video ku barku i saj është pak më i rrumbullakosur se zakonisht. Këtë moderatorja e ka përdorur për të bërë “lëmsh” ndjekësit e saj në TikTok, pasi krah pamjeve ka vendosur emojit e një gruaje shtatzënë dhe ushqim.

Kaq kanë dashur fansat për të aluduar se ajo është në pritje të ëmbël, por së fundmi ka qenë vetë Luana e cila i ka dhënë fund këtyre aludimeve duke sqaruar se barku i saj është në atë gjendje pasi ka ngrënë shumë ushqim.

Zjarr Tv Ad