“Luani bixhoz jashtë shtetit”,Murrizi:Arnimet në Kod për varfanjakë

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti Myslim Murrizi gjatë fjalës së tij në parlament, ku po flitet për ndryshime në Kodin Penal deklaroi se këto arnime bëhen në interes të të dyja palëve të mëdha politike, maxhorancës veçanërisht, në kurriz më të varfërve të shoqërisë.

Murrizi theksoi se janë propozuar 22 ligje për ndryshim dhe n janë kaq shumë nene për t’u ndryshuar, do të ishte më mirë miratimi i një Kodi të ri Penal.

Ndoshta jemi i njëjti vend që mbajmë nga 1995 mbajmë të njëjtin Kod Penal dhe bëjmë arnime sipas interesave të shumicës parlamentare që ka qenë në këtë sallë. Për pazare të pista të politikës kemi ndryshuar 2 herë Kushtetutën. E fundit ishte me marrëveshjen e 2008, e cila u bë 10 vjet më parë. Kjo maxhorancë nuk hiqka dorë nga ai sistem bastard, që sjell në parlament njerëz që s’kanë lidhje me problemet që kanë përditë qytetarët”, tha ai.

Në lidhje me nenet për bixhozin dhe lojërat e fatit, Murrizi tha se veset nuk janë ndaluar me miratimin e ligjit, ndërsa akuzoi deputetët se ata vetë vënë llotari e luajnë kazino jashtë vendit.

Kemi bërë Kod Penal që mos të luhet lotari.  Keni hequr lotaritë nga sipërfaqja dhe i keni çuar në bodrum. Ka vite që jeni shkëputur nga realiteti. Ikni në Budva e Monte Karlo. Bixhozin ju e luani me paratë e koncesioneve.  Ky është Kod Penal kafshëror. Luani jashtë dhe thoni t’i ndalojmë edhe këta”, u shpreh Murrizi.

Myslim Murrizi hodhi akuza në drejtim të të dyja palëve politike, duke thënë se kanë bërë pazare në kurriz të qytetarëve dhe vazhdojnë të luajnë me shqiptarët e thjeshtë.

“Goditja për zyrtarët iu thoni që t’i mbrojmë. Dakord jam. Ama më së pari duhet që të shikojmë që të siguroni që ata mos të ikin jashtë. Sepse gjithçka ndodh nga fukarallëku. Grushti ndodh, sepse mjeku kërkon ndonjë lek, prishen pazaret dhe prandaj vjen puna te sherri. Uroj të hiqni këtë problem. Ju doni burg për ata që i prishin qetësinë partisë. Ndryshimet në 22 kode, më mirë do të ishte që të bënit Kod të ri.  Ju po i shkelni syrin opozitës që t’iu vijë pas avazit prapë. Ndryshimet është kod për hallexhinjtë, për fakirët, për ata që ka 29 vjet që politika i mashtron. Kanë fituar të gjithë, kështu thonë që kemi fituar thonë. Edhe kanë fituar, edhe bëjnë sherr, këtë nuk e kuptoj. Apo iu prish fejesa e prillit 2008 dhe thoni “hajd se po i fus një martesë”. Më mirë merreni një Kod Penal të një shteti të huaj dhe e miratojmë”, deklaroi ndër të tjera Murrizi.

Zjarr Tv Ad