Luarasi: Mospjesëmarrja në zgjedhje, koston e paguan opozita sepse ajo nuk fiton zgjedhjet

0
71
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pedagogia Iris Luarasi, e ftuar në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv, komentoi pjesëmarrjen e ulët në zgjedhjet e 14 majit. Luarasi ndër të tjera shtoi se koston e pjesëmarrjes së ulët në zgjedhje e ka paguar vetëm opozita pasi ajo për pasojë nuk fitoi zgjedhjet.

Unë mendoj se të rinjtë në ditet e sotme jo vetëm në Shqipëri por në gjithë botën kanë një reagim negativ përsa i përket pjesëmarrjes në zgjedhje dhe kjo është me statisikë globale dhe jo vetëm në Shqipëri. Pastaj kur vjen fjala për pjesën tjetër të popullsisë patjetër…janë të dyja që shkojnë bashkë, por në këtë rast koston e paguan opozita pasi është ajo që nuk fiton zgjedhjet, ndërsa ajo që ka pushtetin, vazhdon ta mbajë atë dhe është gjithmonë në situatën fitim-fitim. Që domethënë në momentin që ne themi që nuk është faji i opozitës por është faji i shoqërisë kam dyshimet e mia për këtë shprehje, sepse mendoj se roli i opozitës në një shoqëri është t’i motivojnë njerëzit të shkojnë në votime. Pra, ti ke argumentat e tua bindëse kur ke një kauzë të vërtetë që i çon njerëzit për të votuar. Në momentin kur kauza jote është e ndarë sepse ajo që ne shohim ne publik, është një opozitë e përçarë. Mund të thotë Strazimiri që kemi një rrjedhje të PD mund të jetë kështu vërtetë, por ata janë njerëz që kanë pushtetin politik brenda Parlamentit shqiptar. Një pjesë e opozitës është e ndarë sepse nuk bie dakort me pjesën tjetër që domethënë e perceptuar nga syri i publikut kjo ngelet një opozitë e përçarë. Unë nuk mendoj e detyra juaj është t’i tregojë publikut se kjo është një rrjedhje, por detyra juaj në radhë të parë, duhet të ishte ose një bashkim ose një rithemelim totalisht tjetër me sigël të re etj etj. Sepse fakti që njerëzit u detyruan të shkonin të votonin në emrin e Ilir Metës edhe kur ata donin të votonin PD, unë mendoj që patjetër ka qenë një kosto për njerëzit që kanë votuar 30 vite PD.

Nëse do ju thoni demokratëve që këtu opozita është e pashpresë sepse Edi Rama ka Komisioni e Zgjedhjeve, Kolegjin Zgjedhor, ka këtë, ka atë, me çfarë shprese do t’i bëni ato që të shkojnë tek kutia votimit?!

Zjarr Tv Ad