Lubonja: Basha u largua nga salla për t’i thënë publikut se s’ka kompromis me Ramën. Ky është teatri!

0
220
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

I ftuar në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, analisti Fatos Lubonja komentoi zhvillimet e ditës së sotme në Parlament, ku kryedemokrati Lulzim Basha dhe deputetët demokratë braktisën seancën plenare.

Për analistin Lubonja nuk ja vlen ta ndjekësh këtë Parlament, pasi sipas tij, klasa politike shqiptare ka qenë dhe është si teatër.

“Nuk ja vlen ta ndjekësh parlamentin. Është e qartë situata. Problemi kryesor që ka qenë me klasën tonë politike ka qenë pikërisht fakti se ka qenë si teatër, ku në katin e tretë të ndërtesës është pushteti në Shqipëri, që është kati ku deri dje ka pasur rotacion, në katin më poshtë është media, ndërsa në fund është krimi i organizuar. Bëhet sikur bëhet politikë, sikur ndërrohen zyrat, deri dje, por ata poshtë i komandonin të gjithë këta dhe nuk kishte përfaqësi për pjesën që është jashtë këtyre.

Lulzim Basha tani bën të fortin. E bëri atë për t’i thënë publikut se nuk ka bërë kompromis me Edi Ramën, por do të qëndrojë, siç ka qëndruar Sali Berisha. Ky është teatri. Unë mendoj që duhet të futemi më thellë te sistemi. Kemi shumë kohë që merremi me individë, Edi Rama, Sali Berisha, por kur vjen puna për këtë sistemin, që janë kukullat në skenë, dhe këto janë kukullat, ndërsa oligarkët janë pas tyre. Detyra jon është që të shohim poshtë”, tha Lubonja.

Zjarr Tv Ad