Lubonja: Në Shqipëri po rritet numri i analfabetëve funskionalë

0
33
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Fatos Lubonja ka deklarua se në vend po rritet numri i analfabetëve funskionalë. Ai tha se kjo është një problematikë arsimimi dhe kulture.

Referuar një studimi të bërë lubonja tha se 80% e shqitparëve nuk lexojnë, teksa më tej shtoi se nuk është e nevojshme që në skenë të dalin shkrimtarët e librave, por e rëndësihme është që veprat e tyre të vihen në skenë.

“Pashë një studim që 80% e shqiptarve nuk lexojnë, pastaj mendoj se është numër i madh që nuk lexojnë vërtet, për mos të thënë që ka një numër të madh analfabetësh funksionalë dhe shoh që kjo është në rritje dhe besoj se kuptohet që është kështu se leximi për çfarë vlen, për të edukuar njeriun që mendon. Në Shqipëri ka shumë pak njerëz të tillë dhe kjo ka të bëjë shumë me mënyrën si lexojnë ata që lexojnë. Problemi që ngre unë është kjo që të ndërtosh një kokë që mendon, kjo është çështje arsmimi dhe kulture. Çfarë arsimi keni në Shqipëri, për të investohet jashtëzakonisht pak.

Duhet të lexosh që ta shijosh dhe të mund të mendosh më pas. Unë botoj një revistë prej kohësh që nuk del rregullisht, që janë tema të historisë dhe ajo me të cilën ndeshem është që gjej pak autorë shqiptarë që mund t’i botoj dhe e dyta, shumica janë jashtë shtetit që shkruajnë dhe një pjese të mirë duhet t’ua përkthesh sepse nuk shkruajnë as shqip. Vetë nuk isha te panairi i librit.

Pikturat thonë që nuk shihen në ekspozitë, por duhet t’i shohësh në studion e piktorit, edhe libri është e njëjta gjë. Nuk dihet si e gjen, por ka rëndësi që e merr dhe e lexon. Unë jam i teorisë që nuk është intelektual ai që del në skenë me veprën e tij, nuk ka nevojë të dalësh në skenë kur mund të dalë vepra. Problemi është te marketimi, shpesh herë ai është nevojë e induktuar, kur ty të thonë që këtë duhet ta lexosh e me radhë këto janë arsye komerciale”, tha Lubonja në “Open”.

Zjarr Tv Ad