Lubonja: Reforma në drejtësi është një dështim, Basha i kapur nga Rama

0
88
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, komentoi vendimin e Kuvendit për shterjen e afateve të vetingut.

“Vetingu ishte një proces i turpshëm i Edi Ramës me ndërkombëtarë të korruptuar. Ato ligjet e vetingut nuk i ka aprovuar Basha, atëherë kur i aprovoi Meta. Basha aprovon tani shtyrjen e vetingut. Jemi në regjistra të ndryshme. Vetingu është bërë keq, në mënyrë selektive dhe kemi provën. Vetingu bëhet të ketë një drejtësi, një SPAK ku të mos kemi më kamikazë të partisë në pushtet, por drejtësi të pavarur. Të gjitha këto tregojnë që procesi i vetingut ka qenë për të pastruar organet e drejtësisë nga ata që nuk ishin të kontrollueshëm nga PS.

Basha bëhet pjesë e këtij spektakli. Pse u bë pjesë? Disa thonë që e pa që s’u bë dot kundra ndërkombëtarëve, e tani duhet bëhet me ta sepse kështu Amerika të mbështet e të sjell në pushtet. Në pushtet të sjellin shqiptarët. Amerika e ka zgjedhur për opozitë të urtë në parlament, jo për ta bërë kryeministër. Kryeministrin e kanë aty dhe e mbështesin.

Lubonja e cilësoi reformën në drejtësi si një shou nga kryeministri Edi Rama.

“Unë jam i tezës që kur nisi, ajo nisi me instrumentalizim të ndërkombëtarëve nga Rama, me idenë që do bëhej si në Kroaci, por ishte një spektakël për të mbuluar realitetin, ku janë përfshirë të huajt në projektin e tij për çlirimin e shqiptarëve nga e keqja. Shikoni Tiranën si është sot. Erdhi me premtimin për rikthimin e identitetit.

Edhe reforma në drejtësi kështu ka nisur. Jam shprehur se kjo është një drejtësi për t’u kapur. Mendimi im sot që edhe ndërkombëtarët janë bërë pjesë e kësaj nga Rama, pjesë e këtij projekti, sepse kanë derdhur paratë. 20 vite në Afganistan si e mbuluan? S’na e priste mendja që ishte Amerika atje dhe erdhën afganët me çifte e morën. Pse u mbajt 20 vite? Po u mbajt për atë propagandën dhe paratë që merreshin. Bota është interes dhe këto interesa shfrytëzohen. Ky është problemi për mua”, theksoi analisti.

Zjarr Tv Ad