Refie Izeti jeton mes mundimesh në fshatin Lubonjë të Vlorës. Në këtë fshat ku të gjithë ankohen, një nënë e 4 fëmijëve mban peshën më të rëndë, pasi një prej djemve është i paralizuar.
Disa nga fjalët e familjarëve:
“Kam kërkuar që t’i nxjerrin një përkrahje djalit, por më thanë se ka tokën. Me 10 000 lekë në muaj e shtyjmë”, thotë nëna dhe djali.
Ata janë shprehur se nuk paguajnë dot energjinë elektrike prej disa muajsh.
Varfërinë në këtë fshat e gjen mes shtëpive të braktisura, pallateve pa banorë, mungesës së rrugëve dhe ujit të pijshëm, ndërsa për t’u mjekuar, banorëve u duhet të shkojnë deri në Vlorë për të plotësuar kushtet e tyre më minimale dhe jetësore .
“Fshati është katandisur si mos më keq. Nga ana ekonomike, ujë, drita… Gjithçka është rrënuar”, thonë banorët.
Lubonja është fshati i cili dita-ditës po braktiset por dikur kishte mbi 1000 banorë, por sot nuk kanë mbetur as 150.