Demokrati Luçiano Boçi, i cili dy ditë më parë u përfshi në një përplasje fizike me biznesmenin Gjergj Luca, thotë se kjo përplasje, do të jetë pjesë e kësaj fushate deri më datë 25 prill, ditën e zgjedhjeve.
Sipas tij, situata është shumë e agravuar, por kjo nuk duhet t’i pengojë qytetarët tha Boçi, që të shkojnë të votojnë.
Reagimi i Boçit:
“Në parashikimet e mia qe perplasjet do të jenë pjesë shoqëruese e kësaj fushatë deri me 25 prill. Situata është shumë e agravuar, për shkak të shumë elementëve që ne argumentuam. Ajo që duhet të bëjmë ne si qytetarë është pjesëmarrja në votime, angazhimi qytetar për të shprehur vullnetin e tij politik, jo vetëm ndaj perceptimeve që ne lëshojmë nga studio, por për shkak të programeve dhe vizioneve që do të bëjë që kjo dhunë do të sfumohet dhe në datë 25 verdikti do të jetë i pastër dhe i drejtë”, është shprehur mbrëmjen e djeshme në “Pa protokoll” Luçiano Boçi, kandidat i PD për deputet në Elbasan.