Luçiano Boçi i del në mbrojtje Palokës e Leskaj: Nuk ishin të dehur, por të zemëruar! Populli do derdhet nesër shesheve të Tiranës

0
49
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nënkryetari i Partisë Demokratike u ka dalë në mbrojtje dy deputetëve Edi Paloka e Bujar Leskaj, të cilët dje u akuzuan se kishin shkuar në seancë plenare të dehur dhe ofenduan Edi Ramën. Luçiano Boçi thotë se ata nuk ishin të dehur, por të zemëruar.

Sipas tij, ky zemërim mbarëpopullor që vlon në Shqipëri kundër Edi Ramës, do të derdhet nesër në sheshet e Tiranës. Nesër, më 12 Nëntor, sepse ish-kryeministri Sali Berisha ka thirrur një protestë kombëtare në kryeqytet, e cila sipas deklaratave do të jetë më e madhe se 7 korriku.

“Paloka dhe Leskaj nuk ishin të dehur siç mërmërit Rama. Aspak! Ishin deri në fyt të mbushur me zemërim e shfrynë dufin e reagimit të ligjshëm dhe jo vetëm te tyrin, ndaj një Kryeministri gojëndotës, të pacipë dhe arrogant të neveritshëm”, shkruan ndër të tjer Luçiano Boçi.

Zjarr Tv Ad