Luçiano Boçi publikon dokumentin: Si kryebashkiaku i Cërriku hakmerret ndaj ‘armiqve’ politikë

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish- deputeti i PD për qarkun e Elbasanit, Luçiano Boçi ka publikuar një dokuemnt ku kryebashkiaku i Cërrikut Andis Salla i bën me dije një punonjëse të administratës, ndërprerjen e marrëdhënies së punës për shkak të ristrukturimit të Bashkisë. Boçi thotë se kjo është një hakmarrje ndaj kundërshtarëve politikë duke i larguar nga puna për t’i hequr dhe mundësinë e bukës së gojës.

STATUSI I LUÇIANO BOÇIT

Ja si kryebashkiakët e emëruar nga Rama, spastrojnë administratën nga “armiqtë politikë”, megjithë përbetimet e dikurshme për moscënim të punonjësve!

Me një shkresë analfabetësh juridikë, në të cilën në fillim parashtrohet si arsye “ristrukturimi” dhe më poshtë nxirret “shkelja”, Kryetari i Bashkisë Cërrik, hakmerret ndaj kundërshtarëve politikë me largime nga puna, për t’i hequr atyre dhe mundësinë “e bukës”.
Këtë ia kërkojnë “ato lart”.
Këto janë modelet e Ramës në drejtimin e Bashkive:
Të inkriminuar, trafikantë, përdorues kokaine, të paaftë.
Dhe krahas këtyre, të jenë përçues të vijës së partisë dhe hakmarrës politikë shembullorë.
Njërëz të tillë të pavotuar, por të emëruar, e konsiderojnë detyrën si pushtet të dhënë dhuratë dhe shkelin mbi çdo vlerë njerëzore

  • foto galeri
Zjarr Tv Ad