Luçiano Boçi: Të shpëtojmë arsimin

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Luçiano Boçi

Rastet e dh*nës e ngacmimeve s*ksuale, ku përfshihen drejtues institucionesh arsimore e punonjës, nuk janë rastësi. Ato janë dëshmi e devijimit dhe rrënimit të një sistemi të tërë tashmë të kalbur.

Ky sistem duhet riformatuar. Edukimi brenda tij ka humbur çdo vlerë e qëllimësi dhe shkolla është tërisht e shkëputur nga funksioni social edukativ dhe me një funksion mësimdhënës mjeran.

Duhet një legjislacion i ri që përcakton saktë statusin e shkollës, rolin e funksionin e saj në komunitet, përgjegjësitë e detyrat. Duhet një ripozicionim i ri i figurës së mësuesit, detyrës e vlerësimit të tij si mësimdhënës dhe edukator. Duhet një sistem i ri karriere e vlerësimi për çdo drejtues dhe mësues. Duhet një sistem i ri inspektimi dhe kontrolli të cilësisë së mësimdhënies dhe edukimit. Duhet një rol i ri efikas dhe vendimarrës i prindërve dhe komunitetit.

Mbushja e shkollës me patronazhistë e komandime politike, lënia e saj në dorë të pasionantëve politikë pa vlera njerëzore dhe pedagogjike, duhet të marrë fund. Arsimi duhet shpëtuar!!!!

Zjarr Tv Ad