Deputeti I PD, Luçiano Boçi hodhi akuza se Kanioni i Holtes ne Gramsh do të shkatërrohet për shkak se po bëhet gati ndërtimi I një dige.
Nëpërmjet një postimi në facebook, Boçi shkruan se po masakrohet nje nder bukurite epike te natyres shqiptare, dhe për më teper ky vendim është marrë psipas tij, pa asnjë konsultim publik e duke mos respektuar asnjë kriter natyror dhe turistik.
Postimi i Luciano Boçit:
Ndërtimi i një dige në kanionin e Holtës në bashkinë Gramsh, një ndër bukuritë epike të natyrës shqiptare, ka revoltuar komunitetin e kësaj zone.
“Dhuratën” ia ka bë peshqesh Gramshit, deputeti dikur i zonës, ministri i sotëm Damian Gjiknuri, i cili dikur premtonte që do ta kthente zonën, për shkak të bukurisë së rrallë natyrore, në destinacion turistik!?
Sot ai po ekzekuton me një firmë të vogël, për interesa të ulta financiare atë që Zoti ja ka falë Gramshit me zemër të madhe. Vendimi është marrë pa asnjë konsultim publik, asnjë kriter natyror e turistik. Përpos turp, një vendim i tillë vjen era klientelizëm e korrupsion. Ai është i papranuesHëm dhe duhet të anullohet.