Lufta e klasave/ Deputetit socialist i Durrësit: Familjet e pastreha s’mund t’i strehojmë në apartamente luksoze

0
80
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një deklaratë skandaloze është bërë nga deputeti i partisë socialiste, Alban Xhelili ku u shpreh gjatë një debati televiziv se, qytetarët të cilët janë akoma të pastrehë pasi ju shembi tërmeti shtëpitë nuk duhet të përfitojnë banesa te apartamentet që do të ndërtohen te Porti i Durrësit pasi nuk janë të denjë për atë vend.

Ky përkufizim na kujton kohën e komunizmit dhe luftën e klasave qe pushteti i bllokun bënte mes njerëzve në vend, ves ky që nuk është shkëputur akoma nga shpirti i socialistëve.

Në debat Xhelili u shpreh se: “... do të ishit dakort ju që familjet e pastrehë të futen në një zonë të tillë që do të ndërtohet në Durrës. Porti do të mbledhë pjesën e lartë të shoqërisë dhe ky grup njerëzish nuk duhet të lejohen që të banojnë aty.”

Kjo deklaratë e deputetit më shumë se skandaloze është dhe kriminale, e cila diskriminon  njerëzit nga statusi ekonomik, social dhe kulturor.

Zjarr Tv Ad