Lufta kundër trafikimit të njerëzve, Kim: Qeveria shqiptare ka rritur ndjekjen penale, është shtuar dhe numri i autorëve të dënuar

0
60
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim, ka marrë pjesë sot në një takim të organizuar në Tiranë, kundër trafikimit të qenieve njerëzore. Presidenti Meta, i cili ishte i ftuar dhe shtrëngoi duart me diplomaten amerikane, ishte organizator i këtij forumi.

“Duke hedhur sytë në sallë, jam besimplotë se Shqipëria së bashku me partnerët e saj ndërkombëtarë dhe joqeveritare është e përkushtuar në përballjen me plagën e trafikimit të qenieve njerëzore”, u shpreh Kim, duke vlerësuar dhe punën e qeverisë shqiptare.

“[…] ka ndërmarrë hapa për të rritur ndjekjet penale të trafikantëve të dyshuar, me një rritje të ndjeshme të numrit të autorëve të dënuar vitin e kaluar. Pra, një ndryshim i vogël nga prirja e keqe globale. Por duhet të shohim më shumë. Në të njëjtën kohë, qeveria ka shtuar burimet për strehat e drejtuara nga OJQ-të…”, vijoi Kim.

Ambasadorja e SHBA ka falenderuar dhe shoqërinë civile për angazhimin e tyre për mbrojtjen e viktimave të trafikimit.

“Do të doja gjithashtu të falënderoja në mënyrë të veçantë ata burra dhe gra të guximshëm, zyrtarët dhe anëtarët e përkushtuar të shoqërisë civile këtu, të cilët punojnë papushim për të mbështetur dhe mbrojtur viktimat e trafikimit. Ky është një aspekt i vështirë por shumë i nevojshëm i luftës kundër trafikimit të qënieve njerëzore”, shtoi Yuri Kim.

Zjarr Tv Ad