Lufta ndaj fesë nga të pafetë!

0
171
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...
Nuk është diçka e re, por gjithmonë lëndon dhe indinjon.
Pandemia mund të konceptohet e sajuar dhe këtu u del fjala atyre që besojnë tek konspiracionet , gjë e cila ngelet për t’u gjykuar me kalimin e kohës dhe zbulimin e fakteve, apo situatë e dalë jashtë kontrolli joqëllimisht, por një gjë është tashmë mëse e qartë: shumëkush bëri dhe po bën çmos ta shfrytëzojë këtë situatë për të përfituar. Për të përfituar pikë, para,tendera, pushtet, etj, por njëkohësisht po shfrytëzohet paturpësisht në trojet shqiptare aksi Shqipëri-Kosovë nga komunistët bijtë e komunistëve për të shfryrë mllefin që i ngufos nga brenda kundra feve dhe veçanërisht ndaj Islamit,duke keqpërdorur në vazhdimësi tolerancën dhe durimin e shumicës muslimane në këto troje. Nëse Shqipëria ka tolerancë fetare ajo është tolerancë muslimane, sepse të kundërtit e tyre nuk lënë moment pa e shfrytëzuar për të thumbuar.
Le të sjellim në kujtesë disa fakte:
U bë disa vite që gjatë kohës së faljes së Bajramit në Tiranë kisha ortodokse i bie këmbanave megjithëse nuk është ndonjë nga ato orët fikse kur ata këmbanojnë. Edhe sikur të ishte orë fikse, për tolerancë ndaj atyre dhjetëra mijrave në shesh le ta vonojnë 3-4 minuta. Por jo!
Qeveria socialiste caktoi ditë votimesh ditën e Bajramit, duke nëpërkëmbur dhe zhvlerësuar fokusin dhe rëndësinë e kësaj për shumicën muslimane.
Top Chaneli ka vite që në ditën e Bajramit shfaq filma të krishterë!
Fotoja e “budallait” të gjatë i cili qëllimisht në kohë namazi xhumaje shkel me këpucë mes për mesi në tapetat e shtruar jashtë xhamisë me ecje fodulle prej nëpërkëmbësi, kur dihet që rruga nga Bashkia (në atë kohë ai ishte në Bashki) ka një rrugicë të shkurtër që të nxjerr direkt mbrapa pa pasur nevojë të vish ashtu vërdallë. Por jo!
Kjo pandemi u shfrytëzua si mos më keq për të penguar besimtarët nga gjetja e prehjes shpirtërore që është më esenciale se sigurimi i bukës, megjithëse xhamitë kanë hapësira të bollshme, megjithëse në tregje e ambjente të tjera nuk ruhej më as distanca as veçimi, xhamitë u mbajtën peng i mllefit komunist deri në plasje të shpirtit të besimtarëve.
Si të mos mjaftonte kjo, pas hapjes dhe rikthimit të pjesshëm në normalitet, shejtanit budalla ose djallit të mllefosur, i shkrepi të bezdisë dhe njëherë (nuk e dimë nëse e fundit) besimtarët duke shpallur gjoja izolim fundjavor pikërisht kur është Bajram, pa pasur as më të voglën ndjeshmëri ndaj shumicës muslimane, pa arsyetim,pa ndjesë, thjesht mllef antifetar.
I harroi fjalët e shenjta që ia cicëronin këshilltarët. Heshtën dhe këshilltarët
Le ta thyejmë këtë heshtje me dy ajete Kuranore:
” E kush është më mizor seai që pengon të përmendet Zoti në xhamitë dhe plrpiqet t’i rrënojë ato?!”
Ajeti tjetër thotë:” Vdekshi në mllefin tuaj”!
P.s: Mos e hiqni kurrë nga memoria këtë foto
Reagim nga Hoxhe Rudenc (Shuajb) Rexha
Zjarr Tv Ad