Lufta ndaj koronavirusit, SHBA “porosit” dhe 100 milionë doza të tjera vaksine

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shtetet e Bashkuara kanë arritur një tjetër marrëveshje kësaj radhe me kompaninë Moderna, për furnizimin me 100 milionë doza të vaksinës eksperimentale kundër koronavirusit.

Kjo marrëveshje me vlerë 1.5 miliardë dollarë është njoftuar nga Shtëpia e Bardhë, duke e bërë Modernën kompaninë e radhës me të cilën administrata amerikane ka lidhur kontratë për doza të mëdha vaksinash kur ajo të jetë gati.

Moderna, në bashkëpunim me Institutet Kombëtare për Shëndetësi në SHBA, ndodhen në fazën e tretë të testimeve klinike dhe janë duke prodhuar disa doza, që në rast rezultati të suksesshëm, shpërndarja të bëhet më e lehtë.

Aktualisht, në të gjithë botën janë duke u zhvilluar më shumë se 150 vaksina dhe medikamente kundër koronavirusit, 25 prej të cilave janë testuar edhe tek njerëzit.

Një ditë më parë, Rusia deklaroi se është shteti i parë që ka miratuar vaksinën kundër COVID-19, duke e emëruar, Sputnik V.

Zjarr Tv Ad