“Lufta nuk është kurrë një opsion”, Lulzim Basha thirrje për të votuar Rezolutën e Shqipërisë dhe SHBA

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i PD Lulzim Basha bën thirrje për votimin e Rezolutës së propozuar nga Shqipëria dhe Amerika në Këshillin e Sigurimit të OKB. Ajo kërkon që t’i jepet fund agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës që sot është në ditën e pestë.

“Sesioni Emergjent i OKB-së pas Rezolutës të Këshillit të Sigurimit të propozuar nga është një mundësi për të demonstruar një qëndrim të unifikuar të OKB-së në mbështetje të paqes, pas unitetit të demonstruar nga shumë kombe, NATO dhe BE.

Lufta nuk është kurrë një opsion pasi sjell vdekje dhe shkatërrim. Gjithmonë ka vend për dialog, nuk është kurrë vonë. Kjo është koha për këdo që e ka marrë paqen si të mirëqenë, të bashkohet në unitet dhe të punojë me vendosmëri për paqen dhe sigurinë”, shkruan Lulzim Basha, kryetar i PD.

Zjarr Tv Ad