“Lufta për vulën e PD”, shtyhet sërish seanca për ankimimin e Partisë Demokratike për statutin e 18 dhjetorit

0
106
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shtyhet sërish seanca gjyqësore e caktuar për këtë të enjte në Gjykatën e Apelit për statutin e PD, ankimim i bërë nga grupi i demokratëve të drejtuar nga Enkelejd Alibeaj.

Apeli njofton se seanca sot nuk u zhvillua, për shkak se përfaqësuesi ligjor, ka depozituar kërkesë për shtyrje seance. Mësohet se seanca e radhës do të mbahet në datën 6 dhjetor ora 09:30.

“Ne vijim te komunikimeve mbi veprimtarine e Gjykates se Apelit Tirane, ju informojme se seanca e sotme gjyqesore qe ishte planifikuar te zhvillohej, kerkesa e Partise Demokratike, nuk u zhvillua, per shkak se perfaqesuesi ligjor, ka depozituar kerkese per shtyrje seance.

Seanca e ardhshme gjyqesore eshte caktuar ne date 06.12.2022, ora 09:30.”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Në akimimin e saj Partia demokratike thekson se gjykata duhet të kishte shqyrtuar edhe kërkesën tjetër të Partisë Demokratike, për regjistrimin e ndryshimeve në Statutin e Kuvendit të 18 dhjetorit.

‘Prishjen e Vendimit me Nr.1337/218 Regj Themeltar i datës 18.03.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me gjyqtare Blerina Muça duke vendosur kthimin e saj për shqyrtim në të njëjtën gjykatë por me tjetër trupë gjykuese.

Ose Ndryshimin e Vendimit me Nr.1337/218 Regj Themeltar i datës 18.03.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me gjyqtare Blerina Muça duke vendosur: Pasqyrimin e ndryshimeve te Statutit të Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe të organeve të reja të zgjedhura në Kuvendin Kombëtar të datës 17.7.2021.

Pasqyrimin e ndryshimeve te Statutit të Partisë Demokratike të Shqipërisë të kryera në Kuvendin Kombëtar të datës 18.12.2021.’- theksohet në ankimimin e PD-së.

Pas përfundimit të Kuvendit të 11 Dhjetorit, Komisioni i Rithemelimit i dërgoi në gjykatë ndryshimet e miratuara në statutin e PD-së, ku ndër të tjera u vendos edhe shkarkimi i strukturave drejtuese të partisë. Gjyqtari Agron Zhukri vendosi t’i regjistrojë këto ndryshime duke njohur kështu Komisionin e Rithemelimit, si organin drejtues të partisë.

Disa ditë më pas, Enkelejd Alibeaj e ankimoi vendimin e gjyqtarit Zhukri në Apel duke kërkuar shfuqizimin e vendimit të shkallës së parë dhe njohjen e statutit të miratuar në Kuvendin e 18 Dhjetorit, ku ndër të tjera përjashtohet edhe Berisha nga partia përmes një neni të posaçëm që përcakton largimin nga PD të çdo personi të shpallur “non grata”.

Edhe deputetët e PD janë ndarë në dy kampe, megjithëse retorika tashmë mes tyre është më e butë dhe palët nuk e kanë sulmuar me deklarata njëra-tjetrën. Demokratët që janë me Alibeajn, janë shprehur se nëse Gjykata e Apelit vendos më 3 nëntor t’ia japë vulën Sali Berishës, atëherë dhe ata do t’i bashkohen, pavarësisht shpalljes non-grata.

Zjarr Tv Ad