Luftë e ashpër në Siri

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një zëdhënës i Forcave Demokratike të Sirisë (SDF) i tha agjencisë së lajmeve AP se “xhihadistët më me përvojë” po mbrojnë kështjellën e tyre të fundit. Dy vjet më parë, ata kanë kontrolluar zona të mëdha të Sirisë dhe Irakut. Por tani, ata janë të kufizuar në një xhep të vogël në provincën lindore të Sirisë, Deir al-Zour, pranë kufirit me Irakun.

Të shtunën, pas një pushimi prej më shumë se një jave, për të lejuar rreth 20,000 civilë të largohen nga zona, zëdhënësi i SDF Mustafa Bali tha se grupi filloi “betejën përfundimtare për të shtypur IS” në fshatin kufitar Baghuz. Gjatë natës ai i tha Associated Press (AP): “Beteja është shumë e ashpër, ata që mbesin brenda janë më me përvojë që po mbrojnë kështjellën e tyre të fundit, sipas kësaj mund të imagjinoni egërsinë dhe përmasat e luftimeve”. IS ka pësuar humbje të konsiderueshme, por OKB thotë se ende kontrollon një  numër luftëtarësh ndërmjet 14,000 dhe 18,000 militantë në Irak dhe Siri, duke përfshirë deri në 3,000 të huaj.

Ndërkohë, në Afganistan, Egjipt, Libi, Azinë Juglindore dhe Afrikën Perëndimore, dhe në një masë më të vogël në Somali, Jemen, Sinai dhe Sahel janë një numër i konsiderueshëm i militantëve të IS-it. Individët e frymëzuar nga ideologjia e grupit gjithashtu vazhdojnë të kryejnë sulme në vende të tjera.

 

 

Zjarr Tv Ad