“LUFTË” MES EMIGRANTËVE NË CALAIS TË FRANCËS

0
258
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Të paktën 5 emigrantë u qëlluan me armë zjarri në qytetin portual të Calais (Kalè) në Francë, pas një përleshjeje të dhunshme mes dhjetëra afganëve dhe eritreasve. Agjencia franceze e lajmeve “AFP” raportoi se 4 të rinj nga Eritrea janë në gjendje serioze për jetën dhe janë dërguar në spital. Një tjetër i plagosur u dërgua në qytetin e Lilës për shkak të plagëve të rënda. Dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e goditjeve me mjete rrethanore, si gurë apo shufra hekuri. Përballja mes dy grupeve të emigrantëve nisi në rrethinat jugore të qytetit, ku ata prisnin në radhë për ushqim. Mediet raportojnë se rreth 30 afganë u përballën me afërisht 100 shtetas të Eritresë, kur një afgan hapi zjarr. Numri i eritreasve u dyfishua me shpejtësi në 200 dhe më pas ndërhyri policia franceze për të mbrojtur afganët, të cilët gjithsesi me armë zjarri ishin në avantazh, pavarësisht numrit. Autoritetet thonë se të paktën një afgan ishte i armatosur, ndërsa mediet hedhin dyshime se mund të kishte më shumë armë mes turmës.

 

Zjarr Tv Ad